Japoni, smartphone i ri per te moshuarit

Tokyo – NTT Docomo, operatori i pare celular ne Japoni , i jep prioritet klienteles se moshuar duke lancuar smartphone e fundit qe i dedikohet atyre. I menduar per moshat mbi 60 vjec, “Raku-raku Sumaho”(smartphone i thjeshte per t’u perdorur), ka ekran me prekje, pra pa tastiere, i frymezuar nga iPhone i Apple, por me mundesine per te pasur aplikacione specifike.

Image

Zhvilluar me Fujitsu, nje prej gjigandeve te elektronikes japoneze, modeli i ri F-12D, i prezantuar ne nje seri me 19 propozime te reja, shfaqet me nje ekran me butona me te medha se normalja. Per te parandaluar aksidentet e perdorimit, butonat duan force te madhe qe te aktivizohen. Me plakjen e popullsise, telefonat dedikuar te moshuarve kane gjithmone sukses te madh ne Japoni, ku rreth 23 % ne 127,7 milione persona jane mbi 65 vjec.

Pajisjet e reja lehtesojne perdorimin e celularit me komandat me ze, perdorimit te e-mail ose te navigimit ne faqe te ndryshme. Ne 1 tetor te vitit 2011, Japonia kishte 127 milione e 799 mije banore, 259 mije banore me pak se vitin e kaluar. Duke u bazuar ne kete llogaritje, Ministria e Brendshme ka vleresuar nje renie te popullsise me 32,3% ndermjet viteve 2010- 2060, duke arritur pak a shume ne 87 milione, ku 40 % te tyre jane mbi 65 vjec.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s