SSD disqet njëqind herë më të shpejtë


Ruajtja dhe deponimi i të dhënave është segmenti më i rëndësishëm i kompjuterit, për këtë duhet të mendoni para se të vendosni në cilat disqe do të ruani fotografitë, muzikën dhe filmat. Deri më tani të gjithë kompjuterët në vete kanë pasur HDD disqe, por kohën e fundit janë paraqitur SSD disqet më modern.

Nëse nuk merreni vesh sa duhet në kompjuter, ndërsa dëshironi që të dhënat tuaj të jenë të sigurt, do të mundohemi t’u ndihmojnë në përzgjedhje. Pra, shumica e përdoruesve të thjeshtë në kompjuterët e tyre kanë HDD (Hard Disk Drive) disqet. Ata vijnë në tri madhësi prej 1.8, 2.5 dhe 3.5 inç.

Të dhënat në ta regjistrohen me ndihmën e magnetit, në sipërfaqen e diskut. Disqet mund ta kenë shpejtësinë e rrotullimit edhe deri në 15.000 rrotullime në minutë, ndërsa të dhënat lexohen me ndihmën e kokës së veçantë e cila gjendet në mekanizimin lëvizës, për çka janë edhe të zhurmshëm.

Përveç kësaj shpjet ngrohen dhe janë të ndjeshëm në goditje. Gjë e mirë është që kapaciteti i këtyre disqeve mund të arrihet deri në disa terabajtë (mijëra gigabajt). Nga ana tjetër, SSD disqet janë të krijuar që të zëvendësojnë HDD, por dallojnë shumë. Ekzistojnë dy lloje të këtyre disqeve SLC dhe MLC.

Të parët janë të dedikuar për kompani dhe janë të shtrenjtë, derisa MLC disqet, të cilët janë deri 100 herë më të shpejtë se ata HDD gjithnjë e më shpesh i shohim në kompjuterët e rinj. Problemi me ta përveç çmimit të lartë është edhe kapaciteti i vogël. Përndryshe, për tani vështirë që mund të gjenden SDD disqet më të mëdhenj se 512 GB.

 


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s