Vjen Asus Transformer Pad 300


Tashmë një kohë të gjatë e kemi pritur tablonë e lirë të Asus-it, Transformer Pad 300 dhe tashmë gjendet në dyqane në mbarë botën. Atë e karakterizojnë karakteristika mjaft të mira harduerike dhe një çmim mjaft tërheqës. Por aty ka edhe diçka tjetër…

Siç sugjeron edhe vet emri i tij, kjo tablo në çast mund të ‘transferohet’ në laptop falë shtesës “Docking” me tastierë fizike. Kjo tablo ishte prezantuar në panairin e sivjetmë ‘MWC 2012’ në Barcelonë dhe tani mund të blihet për 379$ për versionin me 16GB, respektivisht 399$ për atë 32GB.

Nga disa prej karakteristikat e tij, ne mund të përmendim atë se punon në Android 4.0 ICS, ka ekran kualitativ 10.1 inç me matricë IPS dhe rezolucion 1280×800 piksel, ndërsa aty është edhe procesori i fuqishëm Tegra me 4 bërthamë me takt pune 1.2GHz, kamera 8MP.

Gjithashtu, aty janë edhe portet për USB, mbështetja për lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, e shumëçka tjetër. Ndërsa sa i përket baterisë, ajo ofron deri në 10 orë punë të pavarur. Këtë pajisje të bukur mund ta blini në tre ngjyra.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s