‘Apple’ sjell iPad mini ne tetor, pas IPhone 5

Gjiganti i teknologjisë ‘Apple’ pritet të lançojë në muajin tetor produktin e ri iPad mini, por jo në të njëjtën kohë me iPhone 5, thonë burime nga kompania e suksesshme. Pajisja e re pritet të prezantohet në një ceremoni të veçantë, në mënyrë që të arrijë impaktin e dëshirueshëm te blerësit.

Prezantimi i iPhone 5, i parashikuar për më 12 shtator, dhe më pas në tetor lançimi edhe i mini iPod, shihet nga‘Apple’ si mënyra më e mirë për të zotëruar tregun dhe për të sfiduar rivalët e mundshëm.

Strategjia e ndjekur në këtë rast nga ‘Apple’ bëhet me qëllim që të mos shpërqendrohet vëmendja nga produkti i shumëpritur dhe që shënon shkallën më të lartë të teknologjisë, iPhone 5, ndërkohë që mini iPod do të jetë një version i minimizuar i iPod aktual, me ekran më të vogël dhe me çmim më ekonomik.

Sipas burimeve nga ‘Apple’, është e pakonceptueshme që të bëhen në një ditë të vetme prezantimet e të dyja produkteve të kompanisë, duke qenë se pritshmëria për iPhone 5 është shumë më e madhe dhe ka ngjallur që tani kureshtjen e shumë njerëzve. Qëllimi është që asnjëri nga produktet të mos errësojë cilësitë e tjetrit.

 

'Apple' sjell iPad mini ne tetor, pas IPhone 5


2 thoughts on “‘Apple’ sjell iPad mini ne tetor, pas IPhone 5

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s