Desktopi më i fuqishëm nga Alienware

https://i2.wp.com/www.24ore.com/wp-content/plugins/RSSPoster_PRO/cache/c855b_alienware-aurora-six-core.jpg

Alienware ka lansuar desktopin më të ri për lojëra që quhet Aurora 6. Siç duket kjo kompani sërish ka befasuar me produktet e saja.
Me një dizajn tipik për Alienware, ky super desktop nuk ka shumë kohë që ka dalë në qarkullim. Përdoruesit do të jenë në gjendje të përjetojnë cilësinë më të lartë të mundshme, nga një kompjuter që përkrahë kartela grafike dual. Pajisja posedon procesor të gjeneratës së tretë me gjashtë bërthama nga seria 3000 e Intelit, dhe me mundësi të pafundme modifikimesh sipas preferencave personale.  Kompania ka bërë shumë modifikime në këtë pajisje duke përfshirë sistemin e ri të ftohjes, dhe duke hequr ventilatorët e bezdisshëm që krijonin shumë zhurmë.
Specifikat e pajisjes janë me sa vijon: proçesori core i7 – 3960x i gjeneratës së tretë, 15MB cache, 4.2GHz. Kartelë grafike GTX680 DUAL 2048MB GDDR5; memorje RAM 16GB DDR3, me 1600 Mhz – 4DIMMS. Pajisja posedon hard disk SATA me kapacitet deri në 2TB dhe shpejtësi rrotullimi 7200RPM. Poashtu, ky desktop ofron edhe funksione shtesë si mundësia për shiqimin dhe rregjistrimin e disqeve optike Blu-Ray me shpejtësi 8x. Bokse të integruara High Definition 7.1., Porte USB 3.0 dhe porte leximi të çdo lloj karteleje për ruajtje.
Kompjuteri vjen me sistem operativ Windows 7 Final edition x64 (64bit)
Kurse sa i përket çmimit të pajisjes nuk mund të themi se është i përballueshëm për të gjithë. Alienware kësaj pajisjeje i ka vënë çmimin fillestar prej 2499 dollarësh amerikan vetëm për njësinë qëndrore, por gjithsesi nëse mund të ja lejoni vetes këtë “luks”, atëhere pse mos ta blini?

 

 


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s