IBM prezenton portofolin Mobile Foundation

Mobile Foundation u prezantua në konferencën e IBM-it Impact 2012 në Las Vegas. IBM deklaroi që prej kohësh ishin duke vëzhguar trendin e rritjes së nevojës për aftësimin e teknologjisë mobile nga kompanitë, duke cituar kështu rezultatet e një pyetësori të dhënë 700 CIO-ve, prej të cilëve tri të kartërtat e tyre e shohin teknologjinë mobile si një ndihmesë për arritjen e fleksibilitetit në ndërmarrjet e tyre përkatëse.

Popullariteti i smartfonëve dhe tabletëve nëpër ndërrmarrje ka sjell në vete edhe shqetësimet për sigurinë dhe mirëmbajtjen e tyre.

Sipas hollësive të dhëna të hënën në këtë prezantim, ky fondacion ka për objektiv mundësinë e rritjes së tregut nga $22 miliardë në $36 miliardë gjatë tri viteve të ardhshme.

Për programerët,  IBM prezentoi IBM Workligh, një set i pajisjeve për zhvillim dhe integrim që lejon programerët të krijojnë aplikacione dhe programe tjera për telefona mobilë nëpër sistemet operative të platformave Apple, Androidit të Google dhe Blackberryt të RiM. Për të lehtësuar qasjen në këto pajisje, ndërmarrja ofron të gjitha resurset në sajtin DeveloperËorks.

Për administratorët, IBM ka prezentuar nga IBM Endpoint Manager për menaxhimin e të gjitha llojeve të pajisjeve në rrjet duke i bërë ata më të sigurt. Programi i përfshin serverët nëpër pajisje mobile dhe mund të përfshijë detyra kritike si për shembull fshirja e të dhënave dhe aplikacioneve.

IBM gjithashtu hapi rrugë për ndërrmarjet që t’i sjellin të dhënat dhe shërbimet e tyre në pajisje mobile. Aftësitë e reja në pajisjet e IBM DataPower janë të dizajnuara që t’u ndihmojnë departamenteve te IT-ve që në mënyrë të shpejtë t’i bartin burimet e tyre në pajisje mobile. WebSphere Cast Iron, e bazuar në teknologjinë e përfituar gjatë blerjes në vitin 2010 të softuerit “cloud”  Cast Iron,  mund t’u ndihmojë ndërrmarjeve që të ndërlidhin aplikacionet mobile më serverët “cloud”.

Ndërmarrja gjithashtu njoftoi se IBM Quick win Pilot mund t’u ndihmojë ndërrmarjeve të planifikojnë dhe zbatojnë një strategji mobile. Përmes Quick Win Pilot, ndërmarrjet mund të bëjnë një pilot program 10 javor në IBM Mobile që të vëzhgojnë rezultatet, u tha në prezentim.

 


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s