Avantazhet e rrjetit 3G

Çfarë është 3G?

Mirësevini në këndin e informacionit rreth teknologjise 3G. Ky kënd përditësohet në mënyrë të vazhdueshme me zhvillimet më të fundit si dhe me produktet dhe shërbimet 3G.

Gjenerata e 3-të e Teknologjisë

3G është një teknologji e re, e cila mundëson transmetim të të dhënave me cilësi dhe shpejtësi të lartë. Këto të dhëna mund të jenë foto, video, lajme në kohë reale nëpërmjet shërbimit të Internetit me shpejtësi shumë të lartë, të tilla që mund të ofrojnë përdorimin e shërbimeve të ndryshme si p.sh telefonata me video (video call), internet të shpejtë, TV në celular, etj.

Kjo teknologji përfshin një grup standartesh të larta, të cilat mundësojnë për përdoruesit, komunikimin në bandë të gjerë duke krijuar efektivitet të lartë në telefonata dhe në transmetimin e të dhënave.
• Standarti europian për 3G njihet si UMTS – Sistemet Universale të Telefonisë së Lëvizshme.
• Versioni më i zhvilluar i 3G-së përfshin: Komunikimin me Shpejtësi të Lartë (teknologjia HSPA+), e cila përfshin: Shkarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSDPA) dhe Ngarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSUPA)
Vodafone Albania ofron për klientët e saj teknologjinë HSPA+: me shpejtësi deri në 42 Mbps (HSDPA-downlink) dhe deri në 5.8  Mbps (HSUPA-uplink).
Në mënyrë të përmbledhur, 3G përfshin, zhvillim të mëtejshëm të shërbimit Multimedia Messaging – MMS (jo vetëm me foto por edhe me zë, dërgim të dhënash, video dhe remote control) si dhe përdorim shumë të gjerë të lundrimit në Internet aparatit celular, e-mail-it, paging, video konferencë , etj.

 

 

Teknologjia 3G ofron një sërë përfitimesh dhe avantazhesh, ndër të cilat mund të përmendim:

  • Ofron integrimin e të gjithë klientëve Vodafone në një teknologji të re, të avancuar e të përhapur në të gjithë botën.
  • Mundësinë e shërbimeve të ndryshme në treg dhe aplikimeve të tyre.
  •  3G mundëson përdorimin e më shumë shërbimeve nga celulari apo edhe kompjuteri duke përdorur sherbimin Vodafone Mobile Broadband (nëpërmjet USB)
  • Shërbime të Thjeshta në Përdorim – Shërbimet e ofruara nga kjo teknologji janë të modeluara sipas kërkesës së përdoruesit, të lehta për t’u marrë dhe të thjeshta në përdorim.
  • Çmimi – Duke ofruar banda të ndryshme në minutazh dhe në MB apo Gbyte, Vodafone Albania i mundëson klientëve të saj optimizimin e planit të tyre tarifor për telefonatat dhe data (të dhëna). Kjo strategji i lejon klientëve të “personalizojnë” çmimet për shërbimet që ata përdorin.
  • Shpejtësi të lartë Interneti nëpërmjet teknologjisë HSPA+: me shpejtesi deri në 42 Mbps (downlink) dhe deri në 5.8  Mbps (uplink).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s