Rreth nesh

High-tech Albania eshte nje faqe qe ju mundeson qe te informoheni rreth teknologjise me bashkekohore dhe me te re te tregut ne mbare boten. Ju do te keni mundesine te shihni dhe te mendoni. Cdo informacion qe postohet ju mundeson qe te jeni te informuar rreth asaj cka ndodh me arritjet teknologjike. Gjithashtu ne disa rraste behet e mundur te lancohet edhe cmimi i produkteve.  Tashme eshte fakt qe teknologjia ka pushtuar gjithe shoqerine njerezore dhe si nje mjet qe I nevojitet cdokujt prej nesh ajo ka hyre kudo ne jetet tona, ne zyra, ne shtepi, ne pune e ne cdo cep te mbare globit. Cdokush prej nesh ka nevoje te dije dicka me shume rreth te rejave te fundit te teknologjise, cdokush eshte kurioz se cfare te rejash na presin. Cfare arritjesh ka bere njerezimi ne dekadat e fundit dhe sa do jemi ne gjendie ti perballojme sfidat e teknologjise. Ashtu sic ishte vecse nje enderr zbritja e njeriut ne hene apo shpikja e elektricitetit para me shume se nje shekulli, perseri po behen perpjekie te shumta per te realizuardicka te bukur qe te ndikoje ne zhvillimin e shoqerise njerezore. Teknologjia eshte mjeti me I domosdoshem I njerezimit, futim ketu perdorimin e internetit apo celularit I cili kohet e fundit pushtoi pothuajse gjithe rruzullun tokesor pa dallim ngjyre, feje, rrace apo vendi dhe beri qe njerezit te ndieheshin me afer njeri-tjetrit, te jetojne sa me prane njeri tjetrit dhe ta shohin dhe te jetojne me problemet e njeri-tjetrit. Teknologjia dhe zhvillimi teknologjik ka bere qe ne mendjet e skeptikeve te realizohen keto te mira dhe materiale qe I nevojiten sistemit tone shoqeror. Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërëre të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt përfshijnë rritjen e nocionit “efikasitet” në terme të produktivitetit njerzor, një term që fillimisht ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale. Avancimet teknologjike kanë bërë rimarrjen, paraqitjen dhe shpërndarjen e informacionit shumë më të lehtë se në periudhat e mëparshme, kjo ka bërë heqjen e proçeseve natyrale të seleksionimit të cilat nuk do të pranonin tjetër, përveçse informacionin më kryesor. Sot jemi dëshmitarë të shpejtësisë së madhe në avancime dhe ndryshime në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe shoqërisë si dhe arritjes së informacioneve të tepërta që askush nuk mund të ballafaqohet me to. Në ditët e sotme ne kemi një shoqëri informacioni, një shoqëri me pranim të lartë të dhënash, e cila gjithashtu është edhe një shoqëri e zhurmshe. Ne jetojmë në një zhurmë të përhershme mediash, me të cilën vazhdimisht adaptohemi. Botën tonë sot me shpejtësi po e drejtojnë kombinimi i informacioneve dhe vlerat argëtuese, dhe që të dyja këto janë të promovuara nga shpërthimi i shpejtë i mjeteve të ndryshme për kombinim, veçanarisht mjetet elektronike siç janë sateliti dhe interneti. Teknologjia e lartë bashkëkohore i ofron premtime të mëdha njerëzimit. Ajo tenton të depërtoj në çdo fushë të jetës sonë për hir të përsosshmërisë së saj. Arritjet në shkencat e mjeksisë, ekonomisë, transportit, sikurse edhe teknologjisë informative i japin një mundësi më shumë njerëzimit për një jetë më të mirë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s