Thashetheme apo te verteta??

Apple dhe Nokia, probleme me baterine.

Kohet e fundit, ne boten e teknologjise ose me sakt ne ate te celularve, eshte vene re nje problem shume i madh nga ana e konsumatorve. Problemi i harxhimit te baterise. Kohet e fundit ky fenomen po behet gjithmon e me shume i perhapur.

Rasti i pare eshte kompania Apple Inc. e cila hodhi ne treg produktin e saj te ri Iphone 4S dhe nje sistem operative te perditesuar IOS 5. Qe ne ditet e para nga konsumatoret e kesaj kompanie u vune re shume probleme te ndryshme por ai me i madhi ishte problemi i baterise. Apple premtoi se keto probleme do te adresoheshin nje nga nje ne nje perditesim te Sistemit Operativ 5.0.1 por ai perditsim deshtoi te rregullonte problemet e baterise dhe kjo ceshtje thot kompania Apple do te adrresohet ne perditesimin e rradhes, ate 5.0.2. Por qe edhe me kete perditesim kompania ka hasur disa probleme qe do ti adresoj ne nje perditesim tjeter thone burime nga kompania.

Me pas kemi kompanine celulare Finlandeze, Nokia, e cila gjithashtu hodhi ne treg nje produkt te ri, Celularin Lumia 800 te bazuar ne nje sistem operativ Windows Phone Mango 7.5. Por edhe Nokia mesa duket po ndjek hapat e kompanise Apple. I njejti problem edhe me kompanine Nokia me problemet e shumta te ndryshme por sidomos i problemi i baterise qe qendorn mbi te gjithe te tjeret, gje te cilen Nokia do ta adresoj ne nje perditesim te fundit.

Duke analizuar rrethanat pse keto probleme po fillojne te shfaqen gjithmon e me shume dallim ne perfundimin qe kompanite ne industrite e teknologjise po hedhin ne treg gjithmon e me shume produkte “difektoze”. Kjo si pasoje e mungeses se kohes te mjaftueshme per te testuar produktet e tyre por edhe si pasoje e dinamizmit te tregut qe eshte goxha i shpejt, duke mos i lene kohe kompanive te kene luksin e tepert per te nxjerr ne treg nje produkt shume te qendrueshem.

Google sfidon serisht, Android 4.0.

Google hedh ne treg versionin me te ri te sitemit operativ per plaformat “handheld” (celulare & talbleta). Sitemi i tyre operativ Andoid ka pasur nje sukses te madh ne boten e teknologjise. Dhe evoluimi i tij vazhdon gjithmon. Versioni me i fundit i tij eshte Android 4.0 ose sic e quajne ndryshe “Ice Cream Sandwich” shqip “Sanduic Akullore”.

Versioni i fundit i ketij sistemi operativ planifikon te unifikoj kete sistem operativ si ne tableta ashtu edhe ne celular pa pasur nevojen per dy sisteme te ndryshem operativ. Ai vjen me ndryshime te dizajn edhe ne thjeshtesi perdorimi duke eleminuar pothuajse totalisht butonat fizik.

Disa nga risite qe sjell ky sistem operativ:
• Opsioni per te mos pasur butona fizike ne nderfaqen e perdorimit
• Dosjet jan me te thjeshta per tu krijuar
• Aftesia per te aksesuar applikacione nga ekrani i celularit pa qene nevoja ta zhbllokosh
• Permirsim i aftesise per te “kopjuar-dhe-shtuar”
• Integrim me i mire per perdorimin e zerit
• Zhbllokim me ane te njohjes se anatomise se fytyres
• Nje lundrues rrejti modern
• Nje font i ri i quajtur “Roboto”
• Menaxhim me i thjesht i te dhenave per te lejuar te mos kalosh limitet mujore te te dhenave
• Aplikacion per rregullimin e fotove.
• Dizajn i ri per galerine e fotove dhe vidjove
• Aplikacion i ri Social me me shume opione dhe me foto HD.
• Mundesia per te perdorur (NFC Near Field Communication) per te bere blerje dhe pagesa pa pasur nevojen e kartes se kreditit.

Siri te mirat dhe te keqijat.

Te gjithe te apasionuarit pas teknologjise mbajten frymen gjate gjithe muajit Tetor. Shkaku? Epo sigurisht ishte lajmerimi i nje nder kompanive me inovative ne fushen e teknologjise Apple-it. Me pare ishte njoftuar (pse jo dhe me ane te zhurmave qe qarkullonin ne internet) per leshimin e nje produkti te ri nga ana e kompanise (qe jo rradhe identifikohej me njeriun qe mrekullisht e beri ate nje gjigand Steve Jobs) ne vazhden e produktit me te shitur te saj iPhon-it. Do me thene po trumbetoj me te madhe leshimi i nje gjenerate te re. E pas leshimit te shumte ishin ata qe u zhgenjyen, por akoma me shume te kenaqurit. Zhgenjimi u shtua akoma me shume me vdekjen e krijuesit te saj nje dite me pas.

Te gjithe prisnin me padurim leshimin ne treg te iPhone 5, por Apple-i doli ne treg me nje permiresim te produktit te meparshem te quajtur iPhone 4S. Ndryshimi me i madh ose risia me e madhe qe Apple-i solli ishte e ashtuquajtura Siri. Emer i bukur e?

Siri eshte nje program ne beta version (dmth nje program qe eshte ne fazen e testimeve dhe nuk ka perfunduar akoma me rregullimet apo ndryshimet qe mund ti behen) qe ben te mundur komandimin e paisjes me ze. Dmth ju nuk keni nevoje ta nxirrni iPhonin nga xhepi juaj per te marre nje mik ne telefon, ju thjesht duhet te “komandoni” Sirin dhe ajo do ta beje kte per ju. Eshte nje risi e rendesishme per sa I perket drejtimit, komandimit te paisjeve dixhitale pa i prekur, thjesht duke ju folur. Ju kursen shume kohe dhe eshte nje menyre e shpejte per kryerjen e veprimeve te perditshme. Imagjinoni, per nje moment, ju jeni duke ngare makinen, kushtet e rruges nuk jane shume te mira prandaj ju duhet te jeni i fokusuar ne drejtimin e saj. Nje mbledhje e rendesishme eshte duke ndodhur dhe ju duhet te informoni asistentin tuaj qe do te vonoheni, por nuk mund te shperqendroheni, mos u merzisni mjafton qe ju te flisni me asistentin tuaj (akoma me shume personal…Sirin pra) dhe thjesht ta urdheroni te shkruaje nje sms per ju dh eta dergoje, ose ta marre ne tel. Komode e? Ose te caktoni takime, reminders etj, thjesht duke i folur telefonit tuaj. Mos u merzisni asnjeri nuk do tju marre per budalla.

Megjithate si cdo lloj programi ne fazen beta dhe Siri ka anet e saj negative. Ajo qe bie me shume ne sy dhe qe ne nje fare menyre te kushtezon ne perdorimin e telefonit tend eshte se Siri nuk punon pa nje lidhje internet. Dmth nqs ju nuk keni Wireless apo lidhje tjeter interneti nuk bashkebisedoni dot me telefonin tuaj. Ok, jam dakort per komandat qe kane nevoje per lidhje internet (si kerko ne google, moti sot, vlera e tregjeve etj), por per cfare i duhet nje lidhje interneti Sirit thjesht per te krijuar nje event, per te vendosur alarmin apo per gjera te tjera bazike qe nuk kane lidhje me internetin? Epo kjo mbetet per tu rregulluar, nqs inxhinieret e Apple-it po e lexojne kete (dhe une e di qe po) duhet te bejne dicka per kete. Gjithashtu dhe suporti I gjuheve te huaja eshte bazik. Nqs ju nuk dini Anglisht me mire merrni nje iPhone 4 jo 4S. Megjithate, shqipetaret jane nje popull me nivel te larte inteligjence keshtu qe mesimi I nje gjuhe te huaj, sidomos asaj Angleze, nuk eshte problem. Si cdo produk i Apple-it dhe Siri eshte shume egoiste. Nuk suporton ose nuk njeh produktet e krijuara nga te tretet , qe nuk mbajne firmen e Apple-it.
Pavarsisht te gjithe problemeve Siri eshte nje inovacion shume i rendesishem i cili patjeter do te ndryshoje rrenjesisht bashkeveprimin e njerezve me telefonat e tyre, gjithashtu eshte mjaft argetuese e…Te flasesh me telefonin tend…Epo ndodh!

MIT-i, shpik chipin kompjuterik qe mendon si truri i njeriut.

Ok, kjo mund te tingelloje pak e frikshme dhe gjithsecili nga ne do ti trembej nje apokalipsi robotic, por po sikur te kishim nje chip kompjuterik qe imiton aktivititetin e trurit te njeriut, qe funksionon si nje i tille? Fantazi e shfrenuar?! Ashtu mendoja dhe une, por jo. Shkencetaret e MIT (Massachusetts Institute of Technology) kane arritur te ndertojne nje chip kompjuterik qe imiton menyren se si neuronet e trurit te njeriut pershtaten me informacionin e ri qe marrin (nje process qe njihet me emrin elasticitet) i cili mund te ndihmoje ne kuptimin e metejshem te proceseve kryesore te trurit tone si te mesuarit dhe memorizimi.

Chipi prej silikoni permban 400 tranzistore dhe mund te funksionoje si nje sinaps (hapesira midis dy neuroneve qe lejon kalimin e informacionit midis tyre). Shkencetaret besojne se ky chip do te ndihmoje neuroshkencetaret per te kuptuar me shume rreth trurit te njeriut dhe menyres se tij te funksionimit. Gjithashtu ai mund te perdoret edhe per te krijuar proteza shume inteligjente si retina artificiale etj. Ky sigurisht eshte nje hap shume i madh perpara, por do te na duhet ende shume kohe perpara se te kemi mes nesh makina inteligjente qe mendojne, veprojne, levizin, por cfare eshte me e rendesishmja ndiejne si ne.

AMD, nxjerr procesorin me 16 berthama (core).

Nje numer i madh nuk fiton gjithmone ne treg. Por mund te ndihmoje. Dhe numri tek i cili AMD i ka varur shpresat sot eshte 16. Dhe nuk eshte pak e. Eshte pikerisht 16 numri i berthamave ne secilin nga procesoret e saj me te rinj “Interlagos, Opteron 6200” duke perdorur nje arkitekture te re te ndertimit te tyre, te quajtur “Buldozer”. Ne fakt, Opteron 6200 bashkon dy chipe silikoni ne nje te vetem dhe ka te njejten madhesi me paraardhesin e tij Opteron 6100 qe arriti deri ne 12 berthama. Chip-at e rinj jane tashme gati per tu prodhuar dhe do te dalin ne treg si pjese e gjigandeve hardwerike Dell, Cray, Hewlett-Packard e shume te tjereve. Me 4 Opterons te instaluar, sipas testimeve, software-i mund te lejoje riprodhimin e 64 simulimeve me instruksione ne te njejten kohe, pa hasur ne problem.
Te gjithe prodhuesit e ketyre chipeve po drejtohen nga prodhimi i procesoreve shume berthamore. Megjithate nje nder problemet e tyre kryesore eshte dhe konsumimi i energjise. Procesoret shumeberthamore jane te veshtire per tu mbajtur “te zene”, por ama jane shume productive per sa I perket grafikes, serverave etj ku ne fakt behen me shume riprodhimi i disa komandave ne te njejten kohe. Megjithate Opteron eshte shume inteligjent dhe ne kete fushe, ai automatikisht rrit shpejtesine e punes se procesoreve qe jane ne pune kur te tjeret jane ne gjendjen stand by duke maksimiziuar produktivitetin. Megjithate Amd ka nje game te gjere procesoresh dhe per kliente qe nuk kane detyra shume te veshtira per kompjuteret e tyre, me 2, 4 dhe 8 berthama.

Apple humbet gjyqin ne Kine.

Apple ka humbur nje gjyq ne Kine lidhur me perdorimin e emrin iPad. Kompania me e madhe ne bote per teknologjine Apple ishte hedhur ne gjyq nga Shezhen, kompani teknologjike ne Kine e cila pretendonte se kishte te drejten per perdorimin e termit “iPad”.

Nje gjykata ne Kine vendosi qe te drejten per perdorimin e ketij termi ta kete Shezhen pasi e ka regjistruar kete emer produkti qe ne vitin 2000.

Kompania kineze ka kerkuar nje kompensim prej 1.6 miliard dollare kompensim nga Apple per shkelje te te drejtes ose kompania amerikane duhet te ndryshoi emertimin e produktit te saj.

Po sikur eksperimenti i Neutroneve te CERN-it te jete mashtrim?

Mesa duket teoria e relativitetit (e fizikantit Albert Einstein), eshte me gjithe mend relative. Ose te pakten keshtu u besua me 22 shtator, kur nje grup kerkuesish te Institutit Nderkombetar te Fizikes Berthamore zbuluan se nje grup neutrinosh te leshuar nga CERN-i ne Gjeneve arriten ne laboratorin Italian te Gan Sasso-s duke kaluar ne menyre te pabesueshme shpejtesine e drites (Cerni eshte nje labortaor gjigand nentokesor i fizikes, por jo vetem, i ndertuar ne menyre te tille nje pjese e tij ndodhet ne territorin Zvicerian tjetra ne ate Francez dhe Italian). Gjithshka eshte false, ose pothuajse. Keshtu pretendojne disa kolege te shkencetareve qe bene studimin e mbiquajtur “Cngs”, duke bere nje tjeter project te ngjashem paralel te quajtur “Icarus”.

Teza e tyre u inspirua nga nje dokumentar i shkruar nga Andrew Cohen dhe Sheldon Glashow te Universitetit te Bostonit, sipas te cileve neutronet qe kalojne shpejtesine e drites duhet te humbin energji nderkohe qe pershkojne rrugen, gje e cila do ti kishte penguar at ate arrinin ne Gran Sasso nga Gjeneva. Grupi i studimit te “Icarus” , duke analizuar neutronet e arritura nga Zvicra ne Itali, nuk gjeten gjurme te humbjes se energjise ashtu sic parashikon teoria e Andrew Cohen dhe Sheldon Glashow (fitues te cmimit Nobel ne fizike ne vitin 1979). Kjo mund te minoje besueshmerine e eksperimentit ne fjale.

Gjate testit “Cngs” nje grup neutronesh kishin levizur per plot 732 kilometra distance nga laboratori i Gjeneves ne Gran Sasso me nje shpejtesi me te madhe se sa ajo e drites, qe eshte 299.798.458 km/sec. Kjo barriere eshte thyer me rreth 60 nanosekonda, duke thyer ligje te fizikes dhe teorine e relativitetit te Einstein. Por eksperimenti duket se po vendoset ne vorbullen e hijeve te dyshimit duke qene se perfundimet e “Icarus” nuk e mbeshteten nje gje te tille. Epo ne fund te fundit Relativiteti mbetet relative.

Apple dhe Samsung. Lufta e patentave.

 

Apple dhe Samsung dy gjiganded e elektronikes vazhdojne luften e tyre “pa fund”. Zhvillimet e fundit ne boten e teknologjise tregojne disa kohe te mira per Koreanet e Samsung. Kompania Amerikane pretendon se Koreanet i kane “vjedhur” pamjen dhe imazhin produktit te saj ndersa Koreanet e Samsungut thone qe Apple ka perdorur nje teknologji te patentuar nga kjo kompani pa marre me pare leje.

Gjate kesaj jave Samsung arriti qe te bllokonte shperndarjen e produkteve te Apple ne Australi per shkak te shkeljeve qe kjo e fundit kishte bere ndaj patentes per teknologjine wireless(pa tela) e patentuar me pare nga Samsung.

Prap sot shihet si nje dite e keqe nga kompania Apple e cila ka qen fitimtare e disa betejave ndaj Samsung si bllokimi i serise Galaxy ne Gjermani. Vendimi i fundit i marre ne Amerike hedh posht pretendimet qe Apple kishte ngritur per bllokimin e shitjeve te aparateve celulare te Samsung. Duke i dhene edhe nje fitore tjeter kesaj te fundit.

Internet 120Gbps?

Po eshte e vertete. Cisco Dhe Telai po ndertojne “Internetin me te shpejt ne bote” me nje shpejtesi prej 120Gbps. Kjo gje eshte realizuar me 24 deri me 27 nentor ne ekspoziten e Teknologjise se Informacionit “DreamHack”.

DreamHack eshte ekspozita me e madhe ne bote e ketij lloj, ajo madje ka edhe nje cmim ne Librin e Rekordeve Guinness per rrjetin me te madh te krijuar ndonjeher (LAN). Objektivi i ketij viti ishte thyerja e rekordit boteror per perdorimin e kapacitetit te rrjetit. Te gjithe te ftuarit u ftuat te “shpenzonin sa me shume” te dhena, duke degjuar muzike duke pare filma HD etj.

Shpejtesia e Internetit do te jete 120 Gbps edhe eshte pothuajse e sigurt qe kjo do te jete shpejtesia me e larte ne internet me nje distance lidhje mbi 300 kilometra. Me kete shpejtesi mund te degjosh muzik pa ndonje ndalese dhe mund te marresh nje film nga rrjeti per vetem 47 te qindat e sekondes. Kjo eksperienc do te jete nje perafrim se si teknologjia e transmetimit te infromacionit do te jete ne te ardhmen sepse nevojat dhe kerkesat per rrjet po rriten gjithmone e me shume.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s