Kujdes nga iCloud, spiunet mund te lexojne te dhenat tuaja ne iPhone

Kompjuter


Policet ose kushdo me nje pjese spiunazhi te software, mund te shohe cdo gje qe ju beni ne iPhone tuaj ne kohe reale, pa pasur nevoje ta preke fizikisht telefonin tuaj. Ky software, I quajtur Phone Password Breaker, mund te shkarkoje te gjitha te dhenat nga sherbimi I Apple iCloud, e cila lejon te duken te gjitha fotografite tuaja, mesazhet, emailet, takimet ne kalendar, listen e telefonatave, faqet e internetit qe ju vizitoni dhe kontaktet.

Nese iPhone sinkronizohet menjehere me iCloud, cdo njeri qe po degjon do te mund te veproje mbi telefonin tuaj dhe pronari I telefonit nuk ve re asgje. Shefi ekzekutiv I ElcomSoft, Vladimir Katalov tha : “Ndersa metoda te tjera kerkojne pranine e iPhone aktual per te analizuar apo vepruar mbi pajisjen, nuk eshte ky rast me iCloud. Me pak fjale, Phone Password Breaker, behet nje menyre alternative per te vepruar mbi sherbimet iOS. Me nje ID te Apple te vlefshme dhe password, nuk munden vetem te marrin te dhenat nga pajisjet e prekura, por edhe te veprojne mbi telefon ne kohe reale kur telefoni eshte ne duart e te dyshuarit”.

Pjesa derrmuese e perdoruesve te iPhone dhe iPad perdorin iCloud per te mbeshtetur te dhenat e tyre, aplikacionet dhe median, me nje vleresim prej 125 milione njerezish qe perdorin software qe nga prilli. Per sa kohe hetuesit apo kushdo me kete software ka adresen e emailit dhe passwordin e sakte per telefonin qe duan te sulmojne, ata mund te shkarkojne te gjithe informacionin nga iCloud me dijenine e perdoruesit.

Per sa kohe iPhone sinkronizohet me iCloud ne nje kohe reale, ata mund te jene me ju kudo qe te ndodheni. Kerkuesit e ElcomSoft kane studiuar protokollin e komunikimit qe lidh perdoruesit e iPhone me iCloud dhe ishin te afte te gjenin komandat e duhura per te marre te dhenat e ruajtura ne server. Puna e tyre eshte bere me e lehte si te dhenat e marra ne nje format te lire.

Metali i lengshem ne iPhone e ri

Kompjuter

 

Sipas thashethemeve me te reja lidhur me gjeneraten e ardhshme te iPhone, thuhet se do te kete shtepizen e punuar bazuar ne teknologjine Liquidmetal.

Duke cituar burime anonime nga industria, ETnews nga Koreja thote qe Apple do te shfrytezoje teknologjine Liquidmetal per iPhonein e ri, dhe thekson qe do te prezantohet ne konferencen e ardhshme boterore per zhvillues te Apple, e cila zakonisht mbahet ne qershor.
Apple ka blere licencen komerciale ekskluzive per Liquidmetal nga fundi i vitit 2010 nga kompania Liquidmetal Technologies. Kjo teknologji, te cilet Apple deri me tani e ka shfrytezuar vetem per veglen per nxjerrjen e SIM karteles, shpesh quhet edhe qelqi i metalte.
Ne dokumentacionin e vet Liquidmetal Technologies thote qe ky material eshte me i forte, elastik dhe me i qendrueshem se alumini, legurat e titanit dhe celiku qe nuk ndryshket.

RIM prezanton telefona dhe BlackBerry 10

Kompjuter

Prodhuesi i njohur kanadez, kompania Research in Motion, ka zbuluar versionin e ri të sistemit të saj operativ, si dhe modelin e ri të telefonit BlackBerry, i cili tani ndryshon pamje dhe duket pak a shumë sikurse rivalët e tjerë në treg.

Pajisjet e para B;ackBerry me sistemin operativ të koduar me numrin 10, do të paraqiten në treg dikur kah fundi i vitit, ndërsa kompania shpreson se këto risi do ta këndellin atë nga rënia e vazhdueshme.

Edhe pse nuk ka shumë detaje për modelin e telefonit me sistemin e ri operativ të bazuar në QNX, BlackBerry 10 Dev Alpha me sa duket do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç dhe rezolucion orej 1280 x 768 pikselëve.

Siç thuhet, BlackBerry 10 Dev Alpha do të ketë të integruar opsionin e pagesave NFC, dhe rrjetin HSPA, mikro SIM kartelën dhe detaje tjera interesante për përdoruesit final.

 

 

Vjen Asus Transformer Pad 300

Kompjuter


Tashmë një kohë të gjatë e kemi pritur tablonë e lirë të Asus-it, Transformer Pad 300 dhe tashmë gjendet në dyqane në mbarë botën. Atë e karakterizojnë karakteristika mjaft të mira harduerike dhe një çmim mjaft tërheqës. Por aty ka edhe diçka tjetër…

Siç sugjeron edhe vet emri i tij, kjo tablo në çast mund të ‘transferohet’ në laptop falë shtesës “Docking” me tastierë fizike. Kjo tablo ishte prezantuar në panairin e sivjetmë ‘MWC 2012’ në Barcelonë dhe tani mund të blihet për 379$ për versionin me 16GB, respektivisht 399$ për atë 32GB.

Nga disa prej karakteristikat e tij, ne mund të përmendim atë se punon në Android 4.0 ICS, ka ekran kualitativ 10.1 inç me matricë IPS dhe rezolucion 1280×800 piksel, ndërsa aty është edhe procesori i fuqishëm Tegra me 4 bërthamë me takt pune 1.2GHz, kamera 8MP.

Gjithashtu, aty janë edhe portet për USB, mbështetja për lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, e shumëçka tjetër. Ndërsa sa i përket baterisë, ajo ofron deri në 10 orë punë të pavarur. Këtë pajisje të bukur mund ta blini në tre ngjyra.

SSD disqet njëqind herë më të shpejtë

Kompjuter


Ruajtja dhe deponimi i të dhënave është segmenti më i rëndësishëm i kompjuterit, për këtë duhet të mendoni para se të vendosni në cilat disqe do të ruani fotografitë, muzikën dhe filmat. Deri më tani të gjithë kompjuterët në vete kanë pasur HDD disqe, por kohën e fundit janë paraqitur SSD disqet më modern.

Nëse nuk merreni vesh sa duhet në kompjuter, ndërsa dëshironi që të dhënat tuaj të jenë të sigurt, do të mundohemi t’u ndihmojnë në përzgjedhje. Pra, shumica e përdoruesve të thjeshtë në kompjuterët e tyre kanë HDD (Hard Disk Drive) disqet. Ata vijnë në tri madhësi prej 1.8, 2.5 dhe 3.5 inç.

Të dhënat në ta regjistrohen me ndihmën e magnetit, në sipërfaqen e diskut. Disqet mund ta kenë shpejtësinë e rrotullimit edhe deri në 15.000 rrotullime në minutë, ndërsa të dhënat lexohen me ndihmën e kokës së veçantë e cila gjendet në mekanizimin lëvizës, për çka janë edhe të zhurmshëm.

Përveç kësaj shpjet ngrohen dhe janë të ndjeshëm në goditje. Gjë e mirë është që kapaciteti i këtyre disqeve mund të arrihet deri në disa terabajtë (mijëra gigabajt). Nga ana tjetër, SSD disqet janë të krijuar që të zëvendësojnë HDD, por dallojnë shumë. Ekzistojnë dy lloje të këtyre disqeve SLC dhe MLC.

Të parët janë të dedikuar për kompani dhe janë të shtrenjtë, derisa MLC disqet, të cilët janë deri 100 herë më të shpejtë se ata HDD gjithnjë e më shpesh i shohim në kompjuterët e rinj. Problemi me ta përveç çmimit të lartë është edhe kapaciteti i vogël. Përndryshe, për tani vështirë që mund të gjenden SDD disqet më të mëdhenj se 512 GB.

 

Me çipa katërbërthamësh

Kompjuter


Desktopët e rinj i kanë procesorët katërbërthamësh Core i5 dhe i7, që janë në mesin e çipave “Intel Ivy Bridge”. Sipas një zëdhënësi të kompanisë, “Acer” do të paraqes laptopët dhe ultrabookët me procesorët e rinj “Core” në javët dhe muajt e ardhshëm.

Kompjuterët e tanishëm personalë vijnë me procesorët “Core” të gjeneratës së dytë të “Intel” të quajtur “Sandy Bridge”, që ishin paraqitur në fillim të vitit 2011. “Acer” tha që testet treguan që procesorët “Ivy Bridge” mund të ofrojnë më shumë se 20 për qind të përmirësimeve të funksionimin e CPU-së dhe 30 për qind përmirësime në funksionimin e grafikës.

Desktopët do të vijnë me opsionet e çipave të veçantë grafikë nga “Nvidia” dhe pajisjet “Advanced Micro” për të përmirësuar edhe më tej funksionimin grafikës.

“Acer” tashmë i ka paraqitur ultrabookët Aspire S5 më herët gjatë këtij viti me çipat “Ivy Bridge”, duke thënë që oferta për procesorët e rinj ofrojnë funksionim më të mirë teksa mbrohet jetëgjatësia e baterisë.

Tuesday, May 1, 2012 Xolo X900, smartphone i parë nga “Intel”

Kompjuter


Kompania “Intel” e paralajmëroi telefonin e saj të parë të mençur i cili shfrytëzon procesorin e saj, me çka njoftoi edhe futjen në tregun e smartphone-ve.

Telefoni është i emërtuar Xolo X900 ndërsa karakterizohet nga 1.6 HGz Atom procesor, ekranin 4-inçësh LCD, sistemin operativ Android Gingerbread (Ice Cream Sandwich është në rrugë e sipër, thonë në “Intel”) dhe kamerën 8-megapikselë e cila është në gjendje që të realizojnë “rrafallin” prej 10 fotografive me rend.

Xolo X900 e prodhon prodhuesi indian “Lava”, ndërsa do të shitet për rreth 420 dollarë, që është dyfishë më pak se çmimi i iPhone 4S në Indi, në të cilin vend pritet të shitet vetëm, e pastaj varësisht nga kërkesa do të paraqitet edhe në tregjet tjera.

HTC Desire C

Kompjuter

Edhe pse nje cmim me te ulet dhe te lirs HTC ka mundesi qe te vendos sistemin Android 4.0 ne te nje paisjen me te re Desire C, gjithcka ne nje kjo siq duket eshte e mundur, perveq procesorit me 600 Mhz eshte pak me i dobet, por kete e mundë me pjeset te bukura ne te.

Veres nuk ak dicka te re te gjith ne pushime dhe ne shtepi, dhe HTC pershtatet dhe jep ashtu sikur vera edhe nje grafik te pershtatshme me procesorin e tij 600Mhz eshte gjithcka tjeter perveq nje raket, por kete e permirson me Android 4.
pak i shokuar jam, sepse edhe pse shpejtesia e procesorit nuk jep me die qe do te jet dicka e madhe gjithashtu ne krahasim me HTC qe kishte quadcore, tingllon 600 Mhz si nje loder femijesh, si do qoft Cmimi i nje produkti te rij do te kushtoj 220 Euro qe eshte nje shum e vogel ne krahasim me konkurentet.

Rrjedhin pamjet e para të Windows 8 Release Preview

Kompjuter

Në javët e para të qershorit, Microsoft pritet të lansojë versionin e ri të sistemit të saj oeprativ, Windows 8 Release Preview, pamjet e para të së cilit tashmë kanë rrjedhur në internet.
Sipas The Verge, tashmë është paraqitur ISO 8400 për Windows 8 Release Preview, ndërsa faqet kryesore ku mund të shihen specifikat e para janë faqet kineze të internetit.

Ndërtimi i ri i këtij sistemi operativ duket se i përngjan shumë versionit Metro, e cila përmban aplikacionet për udhëtime, sport, lajme, sfonde dhe shumë detaje tjera interesante.

Microsoft shet 67 milionë Xbox 360

Kompjuter

Microsoft ka arritur një moment të rëndësishëm me konzolën e saj, Xbox 360.
Kompania sot ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se prej lansimit të Xbox 360 në treg, në vitin 2005, e deri më sot ka arritur të shesë rreth 67 milionë konzola, dhe me siguri se kjo shifër është marramendëse kur merret parasysh se bëhet fjalë për konzolë të lojërave.

Për më shumë, Microsoft thotë se shitja e këtyre konzolave i ka sjell biznesit rreth 56 miliardë dollarë të hyra, si dhe 47 për qind pjesëmarrje të tregut.

Në anën tjetër, Microsoft ka njoftuar se deri më sot ka arritur të shesë gjithashtu rreth 19 milionë aksesorë për Kinect.

Gjiganti amerikan ka vazhduar më tej, duke thënë se parashikon që numri i konzolave të shitura do të rritet edhe më tej, pas lansimit të Windows 8